
Bundesliga do të ketë 5 skuadra në edicionin e radhës së Champions League. Kështu kampionati gjerman i bashkohet Seria A, që kishte fituar më parë këtë të drejtë. Premier League në anën tjetër nuk do të përfaqësohet me 5 skuadra në sezonin e ardhshëm.
Ishte fitorja e Dortmund 1 me 0 ndaj PSG-së, që i dha Bundesligës këtë të drejtë. Aktualisht vetëm Dortmund mban vendin e pestë në Gjermani.
Kështu ky është një favor, që i shkon përshtat klubit që synon finalen e Champions League. Kujtojmë se gjysmëfinalja e kthimit mes PSG dhe Dortmund, luhet të martën e ardhshme në Francë.
Poll