Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Pak orë para ndeshjes vendimtare, Barcelona “shpërthen” ndaj Atletico Madrid, ndërhyn edhe delegati i UEFA-s (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
Pak orë para ndeshjes vendimtare, Barcelona “shpërthen”
Hansi Flick dhe delegati i UEFA-s në "Metropolitano"

Pas fitores 0-2 në ndeshjen e parë, Atletico Madrid do të presë sonte në shtëpi Barcelonën, në kuadër të çerekfinales së kthimit të UEFA Champions League. Sfida që do të zhvillohet në “Metropolitano”, nis në orën 21:00.

Në prag të këtij dueli, te katalanasit kanë nisur pakënaqësitë për gjatësinë e barit në fushën e impiantit të madrilenëve. Sipas tyre, bari është shumë i gjatë, duke ua bërë të vështirë lojën dhe lëvizjet me topin.

Gjithashtu, raportohet se trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka zhvilluar një bisedë me delegatin e UEFA-s, duke i sqaruar problemin dhe situatën në terrenin e stediumit. Madje, është kërkuar që bari të shkurtohej.

Në krahun tjetër, për klubin e Atletico Madrid shihet si gjë normale. Kujtojmë se sipas rregullores së UEFA-s, gjatësia e barit nuk duhet të kalojë 3 centimetra dhe duhet të jetë i prerë njësoj në gjithë fushën.

Poll

Lexo gjithashtu