Juventusi nuk ia doli të kualifikohet në fazën tjetër të Champions League. “Zonja e Vjetë” fitoi 3-0 në 90-të minutat e rregullta ndaj Galatasarayt, duke barazuar rezultatin 5-5, pasi siç dihet turqit kishin fituar përballjen e parë të “Play-Off” me shifrat 5-2.
Kështu kjo sfidë shkoi në shtesë, ku miqtë shënuan edhe 2 herë të tjera, duke siguruar kualifikimin me rezultat të përgjithshëm 7-5 për turqit. Pas këtij eliminimi ka folur Manuel Locatelli. Italiani është mjaft i keq ardhur për gabimin që bëri skuadra e tij në ndeshjet e para.
Gjithashtu nënvizoi se nga këto sfida kanë mësuar shumë dhe për asnjë moment nuk duhet të humbin “toruan” pasi një tjetër sfidë e rëndësishme i pret në kampionat ndaj Romës.
“Më vjen të qaj për mënyrën se si besuam. Mendoj se dhamë zemrën në fushë, më shumë se çdo gjë tjetër. Një episod në ndeshjen e parë i ndërlikoi gjërat sot. Një falënderim i përzemërt për të gjithë, stadiumit që ishte i pabesueshëm. Këto janë ndeshje që mbeten në zemër. Kemi marrë energji që na nevojitej.
Si mund të përshkruhet kjo natë? Nuk e di, thjesht e di që dhamë gjithçka. Gjithmonë kërkoj zemër dhe shpirt, kjo është ajo që duhet të kemi me vete.
Kjo është ajo që duhet të jemi gjithmonë. Gjithmonë duhet të përpiqemi të arrijmë këtë nivel. Jemi në rrugën e duhur, nuk duhet ta humbasim ndërgjegjësimin, po e tregojmë.
Lotët e Turam dhe gabimi i Zhegrovës? Sot mendoj se thjesht duhet të bëjmë komplimente, gabimet mund të ndodhin. Tani kemi një ndeshje të rëndësishme kundër Romës dhe duhet të përqendrohemi te ajo”, ka përfunduar Locatelli.
