
Mjaft e papritur ishte deklarata e Henrikh Mkhitaryan disa ditë më parë. Armeni ka theksuar se mund të largohet në fund të këtij sezoninga skuadra e Interit.
Sërish mesfushori ka folur para sfidës me Bayern Munich, takim që do të luhet në mbrëmje në orën 21:00 dhe ekipet do të bëjnë mes tyre llogaritë e çerekfinales së kthimit. Armeni ka nënvizuar sërish se dëshiron qëndrimin, por nëse në klub nuk e konsiderojnë të rëndësishëm, atëherë do të kërkojnë një ekip të ri.
“E kam thënë tashmë që do të doja të qëndroja këtu edhe një vit, por le të shohim. Kemi aq shumë ndeshje sa nuk kemi kohë të mendojmë për kontratën që përfundon në fund të sezonin dhe do të shikojmë se çfarë do të ndodhë.
Çerekfinalja me Bayern? Ne duhet të bëjmë më të mirën tonë për të tentuar edhe kalimin në gjysmëfinale.
A besoni se do të fitoni Champions League? Për momentin qëllimi kryesorë është të kalojmë në turin tjetër. Më pas do të shikojmë nëse do të jemi në finale apo jo”, ka përfunduar Mkhitaryan.