Paulo Fonseca ka ngelur i kënaqur nga paraqitja e të tijve në ndeshjen e fituar në Madrid përballë Realit. Portugezi është i lumtur pasi e dinte vështirësinë e nivelit të sfidës në Champions. Tekniku i Milanit beson se ekipi i tij ka ndryshuar mentalitet tashmë.
“Fituam sepse lojtarët patën guximin të luanin në këtu pa frikë e pa ndrojtje. E përgatitëm lojën për të pasur topin dhe vuajtëm së bashku kur Reali sulmonte. Këto ndeshje këtu në europë kanë më shumë hapësirë për sulme, jo sin ë itali. Është koncept komplet ndryshe i modulit të lojës.
Na favorizon kjo gjë. Në ligën italiane mbrojtjet janë të hekurta. Mund të jemi një skuadër me dominim në Europë. Prezenca nuk na mungon e këto janë karakteristika për iniciativë në Champions.”, u shpreh Fonseca pas fitores së bujshme.