Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Mentalitet gjerman, Kimmich injoron Arsenalin pas humbjes: Ky s’ishte futboll, provë të vërtetë patëm PSG-në!

Shkruar nga NEWSPORT
Mentalitet gjerman, Kimmich injoron Arsenalin pas humbjes: Ky s’ishte
Joshua Kimmich

Bayern Munich u mposht në transfertë mbrëmjen e djeshme ë Champions League përballë Arsenal, me shifrat 3-1. Ndërkohë që pas këtij dueli, Joshua Kimmich nuk është shfaqur aspak i mërzitur.

Madje, lideri i bavarezëve ka treguar mentalitetin e tij gjerman që e karakterizon. Kimmich ka theksuar më tej se përballë “topçinjve” nuk ishte futboll, duke u shprehur se kundërshtari i vërtetë ka qenë PSG.

“Kundërshtari ynë më i vështirë ishte PSG pa asnjë dilemë për shkak të mënyrës së lojës së tyre. Arsenali është krejtësisht ndryshe, ata mbështeten kryesisht në ndërprerje dhe kanë shumë topa të gjatë. Kundër PSG ishte më shumë një ndeshje futbolli, dhe sonte nuk kishte shumë futboll. Kjo ishte një betejë taktike”, tha Kimmich.

Poll

Lexo gjithashtu