Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Manchester City mirënjohës për tifozët, ekipi bën gjestin “fisnik” pas humbjes në duelin me norvegjezët

Shkruar nga NEWSPORT
Manchester City mirënjohës për tifozët, ekipi bën
Futbolllistët e Manchester Cityt

BodoGlimt u përball dje me Manchester Cityn, në një duel nga ku doli triumfues me 3 gola të shënuar duke e lënë kundërshtarin me 1 të tillë. Sigurisht dihet që nga sfida del vetëm një fitues, por më e rëndësishme se fitorja është dhe vlerësimi që skuadra tregon për lojtarin e tyre të 13-të, të cilët janë tifozët.

Sipas medias “Manchester Evening News”, ekipi i Manchester Cityt kanë kontribuar me rreth 10,800 euro për t'i rimbursuar tifozët që udhëtuan për në Norvegji për ti mbështetur ata nga afër, pavarësisht kushteve të vështira të udhëtimit. Një iniciativë e cila është nisur nga lojtarë si Bernardo Silva, Ruben Dias, Erling Haaland dhe Rodri.

Kjo në fakt është kuptuar edhe nga deklarata e bëra nga një prej futbollistëve të skuadrës së Cityt. Ndër të tjera ai ka pranuar se gjesti i tyre në shenjë vlerësimi është më e pakëta, e cila mund të bëhet për të treguar mirënjohjen ndaj tyre.  

“Tifozët tanë janë gjithçka për ne. Ne e dimë sakrificën që bëjnë kur udhëtojnë kudo për të na mbështetur, dhe nuk e marrim kurrë këtë si të mirëqenë. Duke pasur parasysh distancën dhe temperaturat e ulëta, kjo është më e pakta që mund të bëjmë”, është shprehur futbollisti.

E sa i takon situatës në të cilën ndodhet skuadra tani, dihet që nuk është aspak e mirë, pasi “qytetarët” në 5 ndeshjet e fundit të luajtura në Champions League nuk kanë regjistruar asnjë fitore.

 

Poll

Lexo gjithashtu