Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Luajtëm shumë mirë”, Jamal Musiala i “trembet” Interit: Do të jetë ndeshje e vështirë, janë ekip i fortë

Shkruar nga NEWSPORT
“Luajtëm shumë mirë”, Jamal Musiala i
Jamal Musiala

Bayern Munich ai doli të fitonte edhe sfidën e dytë ndaj Bayer Leverkusen në Champions League, me bavarezët që triumfuan 2-0 në sfidën e kthimit dhe me rezultat të përgjithshëm 5-0. Në këtë mënyrë gjermanët siguruan kalimin në çerekfinalen e këtij turne, ndërsa kundërshtëri i tyre në këtë fazë do të jetë Interi.

Pas sfidës me Levverkusen ka folur Jamal Musiala. Ky i fundit shprehet mjaft i lumtur për suksesin e skuadrës së tij, ndërsa nënvizon se ndaj Interit do të jetë shumë e vështirë.

“Ishim përgatitur mirë për duelin me Leverkusen. Ne e dimin se duhet të ishim në maksimumin tone për të fituar sërish. Kemi luatur mirë në të dyja ndeshjet, ku intensiteti dhe energjia kanë qenë aty deri në minutën e 90-të të takimit. Duhet të mendojmë tashmë për sfidën e radhës.

Shtyllat? Po më shqetësojnë shumë, por sërish rëndësi ka fitorja e skuadrës dhe kalimi në fazën tjetër. Më duhet të punoj shumë.

Interi? Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë ndaj Interit. E dimë se sa mirë luajnë, janë një ekip shumë i mirë dhe ne duhet të përgatitemi shumë për këtë. Jemi të gatshëm dhe do të japim gjithçka për të arritur në gjysmëfinalen e Champions League”, ka deklaruar gjermani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga