
I ftuar në podkastin “Il Posticipo”, ish-mesfushori gjerman i Interit, Lothar Matthaus, analizoi finalen e Champions League të planifikuar për më 31 maj në Mynih, ku do të marrin pjesë zikaltërit dhe Paris Saint Germain.
"Shpresoj që Interi të fitojë Championsin. Inzaghi ka bërë një punë të shkëlqyer, duke eliminuar ekipe të forta si Bayern Munich dhe Barcelona, pasi ka pasur edhe një fazë të shkëlqyer kampionati. Unë në fakt besoj se Interi janë ekipi që ka qenë më i qëndrueshëm gjatë gjithë garës.
Për këtë arsye ata meritojnë të fitojnë. Shpresojë të ndodh kështu”, tha Lothar Matthaus. Nëse i referohemi shanseve në bazë të kompanive të basteve, francezët e PSG-së janë më të avantazhuar, me 2.25, kundrejt 3.20 të Interit.