Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Lamine Yamal beson te fitimi i Champions League: Liverpool ishte favorit, por tashmë jemi ne! S’kemi frikë asnjë

Shkruar nga NEWSPORT
Lamine Yamal beson te fitimi i Champions League: Liverpool ishte favorit, por
Lamine Yamal

Sulmuesi i Barcelonës, Lamine Yamal është i bindur se ekipi i tij mund të fitojë Champions League. Me eliminimin e Liverpool nga kompeticioni, talenti 17-vjeçar thotë se tashmë janë katalanasit favoritët kryesorë për të fituar trofeun me “veshë të gjatë”.

“Ne jemi favoritët për të fituar Champions League tani. Liverpool është jashtë këtij kompeticioni, në fakt ata ishin favoritët. Ne tashmë jemi ende në garë dhe nuk kemi frikë asnjë ekip. Ne jemi një familje, sigurisht që mund ta fitojmë Champions League”, është shprehur Yamal.

Kujtojmë se Barcelona do të përballet në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmund. Sfida e parë në Spanjë do të luhet më 9 prill, ndërsa e kthimit më 15 prill.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga