
Pas Klevis Kasa dhe Altin Bytyçi pjesë e stërvitjes së Kombëtares do të bëhen edhe 2 futbollistë shkodranë. Bëhet fjalë për Gledjan Pusi dhe Antonio Delaj, të cilët do të vihen nën urdhrat e Sylvinhos në stërvitjet me kuqezinjtë.
Braziliani ditën e sotme do të zhvillojë seancën e parë stërvitore me disa nga futbollistët, pasi grupi i ekipit pritet të plotësohet në ditët në vazhdim. Për këtë stafi teknik i kuqezinjve ka menduar të bëjnë pjesë të stërvitjes së tyre disa nga lojtarët e Superiores.
Delaj dhe Pusi nuk kanë patur shumë minuta me Vllanisë në këtë sezon, por kjo nuk i ka penguar të bëhen pjesë e grupit të futbollistëve të Kommbëtares.
Siç dihet Shqipëria do të luajë ditën e premte me Anglinë në “Ëembley” në orën 20:45, ndërsa vetëm 3 ditë më pas me datë 24 do të presim Andorrën në “Arenën Kombëtare” në orën 20:45. Duele këto të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.