
Asllani - Dumfries
Denzel Dumfries pësoi një dëmtim në ndeshjen e fundit ndaj Atalantës dhe u detyra të mos nisej drejt Holandes për grumbullimin me Kombëtaren. Anësori 28-vjeçar qëndroi në Milano për t’u rikuperuar.
Siç raportojnë mediat italiane, Dumfries do t’i duhen të paktën 15 ditë për t’u rikthyer në fushën e lojës. Holandezi pritet të mungojë në sfidën ndaj Udineses, por deri më datë 8 prill që do të luajnë ndaj Bayernit me shumë gjasa do të jetë i gatshëm.
Dumfries la fushën e lojës i dëmtuar duke u zëvenndësuar nga Yan Bisseck ndaj Atalantës në fitoren e Interit me shifrat 2-0. Zikaltrit nga ana tjetër udhëheqin Serie A me 3 pikë më shumë se Napoli ndjekës.
Poll