Mbrojtësi i Barcelonës, Pau Cubarsi ishte një nga shkaktërt e humbjes 0-2 përballë Atletico Madrid mbrëmjen e djeshme në çerekfinalen e Champions League. Kartoni i kuq në minutën e 44-t, i prishi jo pak punë ekipit katalanas.
Ndërkohë që për herë të parë, ka reaguar edhe vetë spanjolli. Ky i fundit ka marrë mbi supe përgjegjësinë e plotë, por thekson se Barcelona është një familje e bashkuar, sidomos në situata të tilla që janë tepër të vështira.
“Një veprim përcakton ndeshjen dhe barazimin. Ky është futbolli dhe unë marr përgjegjësinë për rezultatin. Ka ende shumë rrugë për të bërë në këtë përballje dy-ndeshjesh, dhe ne jemi më të bashkuar se kurrë, jemi një familje dhe gjithmonë e kemi treguar këtë. Duke ecur përpara, me përpjekje dhe vendosmëri, nuk do të dorëzohemi kurrë”, shkruan mbrojtësi 19-vjeçar.
View this post on Instagram
