Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Kuqezinjtë kërkojnë kualifikimin historik në Champions, trajneri flet “pa doreza”

Shkruar nga NEWSPORT
Kuqezinjtë kërkojnë kualifikimin historik në Champions,
Shkëndija

Shkëndija e Tetovës e tregoi në raundin e parë të Champions League se nuk është rastësisht në këtë kompeticion. Rivali i radhës për tetovarët është FCSB, takimi i cili do të luhet nesër në mbrëmje në stadiumin e Shkupit. Para këtij ballafaqimi ka folur trajneri Jeton Beqiri, duke e bërë të qartë se ata nuk janë favoritë, por ama do tentojnë të vazhdojnë “ëndrrën” në garën më elitare për klube në kontinentin e vjetër:

“Normalisht që ekipin kundërshtar e kemi analizuar, ata janë edhe në fazë kampionati, përveç që kanë luajtur edhe dy ndeshje në Kupat e Europës. Bëhet fjalë për një ekip shumë cilësor, me shumë eksperiencë, por ne jemi të gatshëm që të bëjmë maksimumin dhe të mundohemi të nxjerrim rezultat pozitiv. Arbin Zejnullai ka tre stërvitje që është bashkangjitur me ne. Normalisht është duke i marrë ngarkesat e para, ku në fillim futbollistët kanë edhe shqetësime.

Është i regjistruar me të drejtë loje, ka pak shqetësime muskulore, por do të shohim dhe do të vendosim para ndeshjes. Sfida e parë është që t’i mundëson këto ndeshje tjera, që unë do t’i kisha quajtur sfida luksi, pasi me çdo skuadër që luan në turin e dytë të Champions League, janë shumë të fuqishme dhe të respektuara, ku veçanërisht FCSB e Bukureshtit, është shpallur edhe Kampione Europe.

Por, futbolli është i bukur dhe më i paparashikueshëm, pikërisht se ndodhin edhe befasi, të cilat ne i shohim çdo ditë. Dhe ne duhet të jemi skuadër me këmbë në tokë, duhet të respektojmë kundërshtarin, por në të njëjtën kohë, duhet të respektojmë edhe veten edhe forcën tonë edhe ekipin edhe historinë, pasi Shkëndija është ekip me traditë si në Kupat e Europës edhe në kampionat. Gjithmonë ka ditur të luajë mirë kundër skuadrave të forta. Unë shpresoj që të bëjmë një paraqitje të mirë dhe t’i kënaqim tifozët”, u shpreh trajneri i Shkëndijës.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga