
Carvajal & Mbappe, Vinicius
Dani Carvajal javën e kaluar la Real Madridin me një lojtar më pak në sfidën e Championsit përballë Olympique Marseille. Mbrojtësi spanjoll u ndëshkua me karton të kuq përballë francezëve.
Ditën e sotme, UEFA ka bërë të ditur se Dani Carvajal do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme në Champions League. Mbrojtësi i “Los Blancos” do të mungojë sonte ndaj Kairat Almaty dhe në sfidën ndaj Juventusit më 22 tetor.
Një humbje e madhe e Real Madridit kjo për sfidën e komplikuar ndaj Juventusit. Rikujtojmë se Dani Carvajal goditi me kokë kundërshtarin Gerónimo Rulli në sfidën ndaj Olympique Marseille.
Poll