
Borussia Dortmund ka fituar 1 me 0 përballë PSG. Takimi i parë gjysmëfinal mes dy skuadrave, pa ekipin gjerman të dilte fitues në “Signal Iduna Park”.
Luis Enrique foli në përfundim të takimit. Trajneri i PSG-së përmendi rastet e humbura në pjesën e dytë, ndërsa tregoi besim për të përmbysur gjithçka në Francë.
I befasuar nga Borussia?
"Jo, ne e njohim mirë njëri-tjetrin. Ne kishim shumë mundësi për të shënuar si ata, por ata ishin më keq para portës. Nuk e kishim këtë ftohtësi para portës, rrallë ndodh që të godasim dy herë shtyllën në të njëjtin aksion por futbolli është i tillë. Ne përpiqemi të mësojmë nga të gjitha këto gjëra dhe le të mendojmë për rikuperimin për ndeshjen në Paris, e cila mund të na japë finalen.