Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Gianluca Prestianni “shtang” tifozët, argjentinasi i pezulluar dhe udhëton me Benfican për në Madrid

Shkruar nga NEWSPORT
Gianluca Prestianni “shtang” tifozët, argjentinasi i pezulluar
Gianluca Prestianni

Gianluca Prestianni ka udhëtuar me pjesën tjetër të skuadrës së Benficas për në Madrid. Kjo pasi siç dihet ditën e nesërme skuadra portugeze do të luajë ndeshjen e kthimit me Real Madrid në ‘Play-Off” të Champions League.

Siç dihet argjentinasi është pezulluar për shkak të fyerjeve të tij racore ndaj Vinicius Jr në sfidën e parë mes Realit dhe Benficas. Por pavarësisht kësaj ia ka vendosur të jetë pjesë e grupit.

UEFA konfirmoi të hënën se sulmuesi i Benfica-s është pezulluar me një ndeshje për sjellje diskriminuese pas akuzave të bëra nga Vinicius Jr gjatë ndeshjes së parë të ndeshjes eliminatore të Champions League.

Një veprim i cili ka “shtangur” tifozët, me argjentinasin që do të mbështesë kështu ekipin e tij. Ndërkohë vlen të theksohet se Benfica ka kundërshtuar vendimin për pezullimin e tij, duke theksuar se lojtari nuk kishte bërë fyerje racore ndaj brazilianit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fabrizio Romano (@fabriziorom)

Poll

Lexo gjithashtu