
Interi do të përballet me Feyenoord në fazën e 1/16-ave të Champions League. Goglat i vunë përballë holandezve, ekip që vetëm pak ditë më parë eliminuan nga ky kompeticion Milanin.
Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti ka folur për këtë sfidë pas hedhjes së shortit. Ish-lojtari i njohur ka theksuar se e respektojnë kundërshtarin, por Interi do të luftojë deri në fund për fitoren.
“Le të themi se udhëtimi ynë deri më tani ka qenë i shkëlqyeshëm. Tani fillon një garë me eliminim direkt.
Feyenoord meriton respekt për atë që ka arritur. Ne do të përgatitemi sa më mirë për ndeshjet dhe i kemi të gjitha kushtet për të besuar se mund të ecim përpara. Kjo varet shumë nga ne.
Ne gjithmonë kemi përgjegjësi të rëndësishme, ne jemi Interi, një ekip i rëndësishëm dhe kjo garë është shumë prestigjioze. Ne do të përpiqemi ta mbajmë flamurin italian sa më lart”, ka theksuar Zanetti.