
Qazim Laçi, Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi dhe Indrit Tuci
Mbrëmjen e sotme do të luhen 3 ndeshjet e para të fazës “Play-Off” të Uefa Champions League. 3 sfida mjaft interesante, të cilat do të zhvillohet të gjitha paralelisht duke nisur nga ora 21:00.
Pasi humbi ndeshjen e parë në transfertë 3-2, Galatasaray do të kërkojë përmbysjen e madhe në shtëpi ndaj Young Boys. Në krahun tjetër Salzburg kërkon të ruajë fitoren 2-0 në sfidën e parë ndaj Dinamos së Kievit.
Sfida me më shumë interes për shqiptarët është ajo mes Spartës së Pragës dhe Malmos. Kujtojmë që Sparta fitoi sfidën e parë 2-0, teksa shqiptarët e klubit çek, Qazim Laçi, Ermal Krasniqi, Indrit Tuci dhe Albion Rrahmani kërkojnë kualifikimin historik.
Poll