Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Fabio Capello kritikon ashpër Interin: Asnjë lojtar nuk ishte në gjendje të driblonte kundërshtarët, bënë një lojë të ngadaltë

Shkruar nga NEWSPORT
Fabio Capello kritikon ashpër Interin: Asnjë lojtar nuk ishte në
Fabio Capello

Interi u turpërua nga Bodo/Glimt në “Play-off” të Champions League, teksa u mposhtën me rezultat të përgjithshëm 5-2. Kjo disfatë solli edhe eliminimin e italianëve nga kjo garë që në fazën “Play-Off”.

Për këtë ka folur Fabio Capello. Ky i fundit ka theksuar se nuk pa në asnjë moment gjatë ndeshjesh që një lojtar zikaltër të driblonte një nga kundërshtarët. Gjithashtu nënvizoi se Interi ishte shumë i ngadaltë.

“E pashë Interin shumë të ngadaltë në të gjitha lëvizjet e tyre, duke mos pasur ritëm: ata u përpoqën të futeshin në qendër dhe dështuan, por ajo që më bëri përshtypje ishte se askush nuk ishte në gjendje të driblonte kundërshtarin: asnjë ndeshje një me një, asnjë driblim dhe pak ndryshime drejtimi,Në pjesën e parë, lojtarët e Chivu-së shpesh luanin në të djathtë, por pa krijuar ndonjë rrezik të vërtetë. Mendova se Dimarco mund të kishte qenë lojtari shtesë, por atij nuk iu bë kurrë ndonjë ndryshim drejtimi. Dhe kjo e penalizoi Interin”, ka theksuar Capello.

Poll

Lexo gjithashtu