
Bayern Munich dhe Interi i Milanos do të përplasin “brirët” sonte në mbrëmje duke nisur nga ora 21:00 në mitikun “Allianz Arena”. Kjo cilësohet si një finale e parakohshme, por vetem njëra nga dy ekipet do ketë mundësinë të avancojë në fazën gjysmëfinale.
Për ta “zbërthyer” këtë duel në letër ka menduar një ish-i madh, fjala është për Lothar Mattheus. “Rekordmeni” gjerman rubrikën e tij në “Sky Sports DE”, u përqendrua në ndeshjen e sotme në Champions League, duke trekur tema të ndryshme.
“Dëmtimet? Dy takime të vështira e presin klubion bavarez. Lëndimet e shumta janë jashtëzakonisht të pafat për momentin. Nëse i rerohemi emrave si Alphonso Davies, Daiot Upamevcano apo talenti Jamal Musiala, do të thoët shumë për ekpin e trajnerit Vinsent Kompani.
Musiala? Është një lojtar i jashtëzakonshëm. Nuk është më një talent, një lojtar i njohur i Bundesligës. Ai ka luajtur dhe ka vendosur shumë ndeshje. Këto janë lëndime që duhen kompensuar.
Muller? Unë e imagjinoj atë të nisë në ndeshjen e parë, nëse nuk devijon shumë nga sistemi i lojës. Në këtë rast, ai do të ishte zëvendësuesi i Musialës. Për këtë arsye, besoj se Muller do ta drejtojë ekipin si kapiten.
Interi? Ata kanë një ekip homogjen dhe të mirëorganizuar. Me Simone Inzaghi kanë një trajner të suksesshëm që nga viti 2021. Kur një timonier qëndron kaq gjatë në një ekip në Itali, është shenjë e rezultateve të shkëlqyera. Shumë futbollistë të Interit janë të njohur nga Bundesliga. Në plan të parë Hakan Calhanoglu, Henrikh Mkhitaryan dhe Yaa Sommer, edhe nëse disa prej tyre nuk ishin më të kërkuar nga ish-klubet e tyre, tani mund t’i shihni se ata po lulëzojnë plotësisht në Interi”, mbyll gjermani.