
Bayern Munich o shortua përballë Bayer Leverkusen në 1/16-at e Champions League. Pikërisht për këtë duel ka folur sulmuesi gjerman, Thomas Muller. Ky i fundit thotë se ekspertët shohin si favoritë “aspirinat”, por Muller thekson se bavarezët do të dëshmojnë të kundërtën në fushë.
“Leverkusen është padyshim favorit për ekspertët e futbollit këtu në Gjermani. Nuk kam dyshime për këtë. Ne na cilësojnë ekip i paqëndrueshëm. Padyshim që do ia vërtetojmë të kundërtën ekspertëve në fushë ndaj kampionëve në fuqi të Bundesligës.
Kjo do ishte replika më e mirë. I bindur se ekipi do japi gjithçka për të avancuar në fazën tjetër. Pastaj në ndeshje të tilla kërkohet edhe pak fat. Mos të harrojmë, finalja luhet në Mynih”, ishin fjalët e futbollistit gjerman, Thomas Muller.