
Alphonso Davies
Bayern Munich o shortua përballë Bayer Leverkusen në 1/16-at e Champions League. Pikërisht për këtë duel ka folur mbrojtësi bavarez, Alphonso Davies, i cili shprehet se ka ardhur kohë që këtë herë janë të bindur se do t’i mposhtin “aspirinat”.
“Do të jetë një takim shumë interesant! Leverkusen është një skuadër e fortë. Ne gjithashtu e dimë se ka kaluar një kohë që kur i mundëm, por unë jam optimist se mund ta bëjmë këtë herë.
Pesë ndeshje pa fitore nuk janë pak, por uria në ekipin tonë me jep bindje se jemi gati për të avancuar në çerekfinale. Kemi hasur disa probleme në ndeshjet e fundit, e ku na ka munguar ritmi, por kemi kohë të reflektojmë deri në fillim të marsit”, tha Davies.
Poll