Në ndeshjen e mbrëmshme të Bayernit ndaj Aston Villa u vu re një fakt interesant. Gjatë ndeshjes një tifoz gjerman u filmua duke konsumuar një substancë që dukej si një form drogërash.
Momenti u bë shpejt viral duke hapur një debat të gjerë rreth kësaj çështje. Në fillim u aludua se substanca ishte e paligjshme, por rezulton se ajo është një tip droge legale. Emrin e ka Wiesn Koks njohur ndryshe edhe si “kokaina livadhore”.
Substanca nuk ka efekte psikotrope apo halucinogjene. Ajo përdoret shumë në shtetin gjerman sidomos gjatë muajit aktual që zhvillohet dhe festa e njohur botërisht si OktoberFest. Ndryshe kjo drogë mund të themi se është kthyer në trend nga të rinjtë.
Nuk dihet si do të reagojë institucioni i lartë europian në lidhje me këtë çështje dhe a do të lejhet të konsumohet pa kurrfarë problemi nëpër shkallët e stadiumeve.
A Bayern Munich supporter was spotted engaging in suspicious behavior during tonight’s match against Aston Villa.
— Oh So Super ????️ (@OhSoSuper) October 2, 2024
Footage from the stands appears to show the fan using a substance while in the crowd.
The incident has sparked a mix of reactions on social media, with some… pic.twitter.com/MI0SIxQ1RL