Arman Durmishi do të vijojë të mbrojë ngjyrat e Juventus dhe për të paktën 2 sezone të tjera. Goli i shënuar të mërkurën në Kupën e Italisë për të rinjtë në sfidën përballë Parmës, ishte "bileta" e rinovimit për të ardhmen e sulmit të Shqipërisë.
Ky është zhvillimi i fundit që vjen nga Italia, ku gjigantët e Serie A kanë vendosur t'i besojnë talentit shqiptar, duke zyrtarizuar këtë bashkëpunim. Potenciali i jashtëzakonshëm i 17-vjeçarit është një pretekst se tek "Zonja e Vjetër" shanset janë të mëdha që ai të ndjekë ritmin fantastik për të kapur pse jo dhe skuadrën A.
Me 16 gola të shënuar këtë sezon me shpresat e Kombëtares Shqiptare dhe të rinjtë e Juventus, Durmishi mbetet një garanci afatgjatë për të ardhmen tek të dyja këto skuadra.
