
Borussia Dortmund surprizoi PSG-në në Champions League, me gjermanët që fituan 1-0 edhe takimin e dytë mes tyre duke siguruar kështë edhe finalen e “Ëembley”. Verdhezinjtë lënë edhe një vit tjetër Kylian Mbappen dhe PSG pa Champions League.
Kjo humbje sigurisht nuk ka lënë shije të mirë te parizienët, të cilët ishin një prej pretendetëve per të fituar. Kjo disfatë është pritur si “dramë” nga Luis Enrique, i cili theksoi se është një moment shumëë i trishtë ky që po përjetojnë. Ndër të tjera i uroi Dortmund sa më shumë fat në finale.
“Është një moment i trishtuar që po përjetojmë. Në sport, kur humbet në këtë mënyrë dhemb shumë. Është koha për të uruar Borussia Dortmundin sepse ata kanë pasur një angazhim të madh.
Së fundi, ai siguroi se kjo do t’i ndihmojë ata në të ardhmen dhe inkurajoi Borussia Dortmundin . “Është gara e të fortëve. Askush nuk e kishte nënvlerësuar Dortmundin. Askush që di për futbollin. Rezultatet janë ato që janë dhe u uroj atyre më të mirën në finale sepse kanë të njëjtat mundësi si finalisti tjetër,” theksoi ish-trajneri i Barçës.