Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Do të sfidojnë Realin, trajneri i Juventusit: Pres nga futbollistët një ndeshje të madhe

Shkruar nga NEWSPORT
Do të sfidojnë Realin, trajneri i Juventusit: Pres nga
Igor Tudor

Juventusi do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme në Champions. Bardhezinjtë do të luajnë në “Santiago Bernabeu”, ku do të sfidojnë Real Madrid.

Përballje kjo e parashikuar të nisë në orën 21:00 dhe në prag të këtij takimi a folir Igor Tudor. Ky i fundit ka theksuar se nga lojtarët pret të bëjnë një ndeshje të madhe dhe sa i takon lodhjes, shprehet se është normale, pasi kalendari ka qenë shumë i ngjeshur.

“Pres një reagim të madh nga djemtë. Do të bëjmë një ndeshje në nivel të lartë. Nuk lexoj gazetat, as pas fitoreve, as pas humbjeve. Detyra ime është të ndihmoj lojtarët të përmirësohen dhe të analizoj çdo ndeshje me objektivitet.

Gjendja e skuadrës? Shikoni kalendarin: tre ndeshje në Champions kundër Borusias, Vilarrealit dhe Realit, ndërsa në kampionat kemi luajtur kundër Interit, Atalantës dhe Milanit. Është normale që të ketë lodhje dhe vështirësi”, ka theksuar timonieri i Juves.

Poll

Lexo gjithashtu