Në një kohë kur rivaliteti mes skuadrave është intensiv, trajneri i Interit, Cristian Chivu ka gjetur mundësinë që të ndajë edhe disa vlerësime për rivalët.
“Zikaltërit” po përgatiten për duelet që i presin në “Champions League”, ndërsa tekniku i skuadrës ka pranuar se “djemtë” po stërviten intensivisht, por janë edhe të vetëdijshëm se do të përballen me konkurrencë të fortë.
Duke u ndalur tek dy ekipet të cilat dallojnë në fushë për cilësinë e tyre sipas Chivus, janë ekipi i Arsenalit dhe ai i Bayern Munich.
"Arsenali është skuadra më e fortë përreth, së bashku me Bayernin. Ne e respektojmë nivelin e tyre dhe e dimë se do të na shkaktojnë probleme" ka deklaruar tekniku i skuadrës së Interit.
Ndërsa sa i takon përballjeve në kampionatin anglez, Inter do të luajë kundër Arsenalit të martën, në orën 21:00.
