Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Askush nuk do ta kishte besuar se do të ishim në top-4”, Hansi Flick: Interi? Ekip me përvojë, kanë një trajner të madh

Shkruar nga NEWSPORT
“Askush nuk do ta kishte besuar se do të ishim në top-4”,
Hansi Flick

Barcelona siç dihet tashmë është në gjysmëfinalen e Champions League. Katalanasit pavarësisht se u mposhtën në çerekfinalen e dytë nga Dortmund, u kualifikuan me rezultat të përgjithshëm 5-3.

Tashmë në gjysmëfinale kundërshtari i tyre është Interi. Hansi Flick ka folur për për këtë duel, i cili e konsideron shumë të vështirë. Ndër të tjera vlerëson punën e Simone Inzaghit.

“Pavarësisht gjithçkaje ne jemi në gjysmëfinale, ndërsa skuadra tjetër u eliminua. Ndoshta nuk jemi në gjendje të mirë, por jam krenar për grupin tim. Në Dortmund nuk bëmë paraqitjen tonë më të mirë, është e vërtetë, por nëse në fillim të sezonit dikush do të na kishte thënë se do të ishim në top-4 e Europës, askush nuk do ta kishte besuar. Ne humbëm vetëm një ndeshje.

Interi? Unë e vlerësoj mënyrën se si luajnë. Ata janë një ekip me përvojë, i organizuar si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Kanë cilësi në të gjitha repartet, sulmues të shkëlqyer, mbrojtës të fortë... Pavard ishte lojtari im, unë e njoh mirë. Dhe pastaj ata kanë një trajner të madh, i cili po bën një punë të shkëlqyer. Do të jetë një sfidë shumë e ndërlikuar”, ka deklaruar gjermani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga