BodoGlimt u përball me Manchester Cityn, në një duel i cili u mbyll me rezulatin 3-1 në favor të ekipit pritës. Ndeshja ishte e vlefshme për raundin e 7-të të fazës së ligave, në Champions League.
Dopietë e "mrekullueshme" ajo e Hohg e cila u shënua në harkun e 2 minutave, goditja eparë e saktë e tij u bë në minutën ë 22-të dhe të 24-të sërish nuk zhgënjen. Një kalim në avancë i ekipit i cili fitoi dhe vetbesimin e duhur në mbyllje të pjesës së parë.
Aksionet nuk kanë munguar as në pjesën e dytë të ndeshjes pasi në minutën e 52-të anulohet goli i Evjen. Megjithatë në vijëmësinë e aksioneve këtë herë të rregullta BodoGlimt shënon edhe golin e tij të tretë në minutën e 58-të falë Hauge.
"Qytetarët" nga ana yjetër u kundërpërgjigjen me vetëm 1 gol atë të Cherki në inutën e 60-të, i cili sigurisht ishte shumë larg qëllimit për të përmbysur rezultatin.
Ndërsa me rezultatin e sotëm BodoGlimt e sheh veten të pozicionuar në vendin e 26-të me 6 pikë, kurse Manchester City është në vend të 4-të me kuotën e 13 pikëve.
