
Zidan Tairi
Zidan Tairi ka firmosur kontratë profesioniste me klubin e njohur të Bundesligas, Hoffenheim. Shqiptari bën një hap të madh në karrierë me këtë lëvizje.
I riu i talentuar ka lindur dhe është rritur në Zvicër. Origjina e tij është shqiptare, specifikisht nga Gostivari. Shqiptari nga Ilirida është aktualisht edhe pjesë e helvetëve. Talenti përfaqëson moshat e Zvicrës.
FSHF po përpiqet prej kohësh të thithë “diamantin” e së ardhmes që po habit që në moshën e adoleshencës gjermanët. Tairi do të ingranohet me klubin që zotëron kartonin e Fisnik Asllanit dhe së shpejti mund t’i shohim të dy të luajnë në Europë me blutë.
Poll