
Blaswich
Lukas Hradecky u largua nga Bayer Leverkusen tre ditë më parë duke u transferuar te Monaco. Me largimin e portierit 35-vjeçar drejt kampionatit francez, “aspirinat” kanë transferuar portierin e tyre të ri.
Bëhet fjalë për Janis Blaswich i cili është bërë pjesë e Bayer Leverkusen duke zëvendësuar Hradeckyn. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Bundesligës nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Bayer Leverkusen ka paguar 2 milionë euro për kartonin e tij në radhët e klubit të Leipzig. Ndërsa Blaswich ka firmosur një kontratë me “aspirinat” deri në qershor të vitit 2027.
Poll