
Bayern Munchen
Bayern Munchen fitoi përballë Wolfsburg në transfertë me rezultatin 2-3 në një ndeshje dramatike e vlefshme për javën e parë të Bundesliga.
Bavarezët kaluan të parët në avantazh me Jamal që mjaftoi për pjesën e parë. Në startin e të dytës ishte Lovro Majer që shtangu kundërshtarët me një dygolësh të shpejtë në minutat 47’ dhe 55’.
Por, 10 minuta më vonë autogoli i Kaminski riktheu baraspeshën. Në të 82’ Serge Gnabry do të përmbyste për të dytën herë rezultatin e t’i jepte 2 pikët Bayernit në ndeshjen e parë të sezonit.
Në javën e ardhshme, Bayern Munchen do të përballet me Freiburg në ‘Allianz Arena’, e para në shtëpi për këtë edicion.
Poll