Dortmund - Hoffenheim
Sulmuesi shqiptar i Kosovës Fisnik Asllani është kthyer me “këmbë në tokë”, pas nisjes së vrullshme me ekipin e Hoffeheim në Bundesligën gjerman. Talenti i “Dardanëve” ka 6 ndeshje me ekipin e tij që nuk gjen rrugën e rrjetës.
“Thatësira” vazhdoi edhe në duelin me Dortmund në “Signal Iduna Park”, e përfunduar 2 – 0 për verdhezinjtë, java e 13-të në Bundesligën gjermane.
Golat u shënuan për ekipin e Niko Kovac prej Brandt dhe Schlotterbeck. Dortmundi mbetet 9 pikë pas Bayern Munich kryesues, kurse Hoffenheim duhet të “kënaqet” vetëm në pozitën e 5-të, 23 pikë.
Poll
