Sfida mes Bayern Munich dhe Mainz, u mbyll me barazim me rezultatin 2-2. Ndeshje kjo e cila ishte e vlefshme për javën e 14-të të Bundesligës.
Megjithatë ekipi bavarez gjatë lojës u përballë edhe me një shqetësim, i cili i vjen si pasojë e dëmtimit të portierit, Manuel Neuer. Kjo është njoftuar edhe nga postimi i bërë, nga faqja zyrtare e klubit në rrjetin social “Facebok”. Fotoja e tij është shoqëruar me shkrimin në të cilin si njoftohet dëmtimi i tij, pasi ka këputur një muskul në kofshë dhe urimin për shërim sa më të shpejtë
Ndërsa sa i takon dëmtimit të Neuer, ai ka nevojë për kohë të miniumit 2 javë që të rikuperohet, gjë e cila bën të pamundur që ai të luajë në ndeshjen e radhës.
Bayern Munich, ka një ndeshje të fundit, atë me Heidenheim në 21 dhjetor. Portieri Manuel Neuer pritet që të jetë në formë pas pauzës dimërore.
