Bayern Munich po has probleme në sulm, për shkak të dëmtimeve si në rastin e Musiala, por edhe Gnabry që shpesh e ka një “ngërç” të tillë. Në krahun tjetër, Nicolas Jackson, s’premton shumë.
Kështu, klubi bavarez ka nisur të vështrojë për mundësitë e transferimeve në merkaton e janarit. I preferuari ësht sulmuesi i Koln, Said El Mala.
Sulmuesi gjerman po zhvillon një sezon fantastik me Koln në Bundesligë, teksa luan në krahun e majtë. Në 14 ndeshje që ka marrë pjesë deri më tani, ai ka shënuar 5 gola e asistuar në 3 të tjerë.
Kontrata e tij me Koln skadon në 2030, ndërsa vlera e tij aktuale është 18 milionë euro. Megjithatë, Bayern Munich pritet të paguajë të paktën dyfishin e kësaj shume për ta transferuar në “Allianz Arena”.
