Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Po refuzohen nga të gjithë, Bayern Munchen vendos të rinovojë me Thomas Tuchel

Shkruar nga NEWSPORT
Po refuzohen nga të gjithë, Bayern Munchen vendos të
Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel

Nuk pritet të ishte kaq e vështirë, por Bayern Munchen po befasohet javë pas jave sa i përket çështjes së trajnerit të ri. Klubi bavarez po refuzohet nga çdo kandidat i mundshëm për stolin e skuadrës.

Nisi me Xabi Alonson, vazhdoi me Nagelsman e Ragnick, ndërsa së fundmi i ka refuzuar edhe Hansi Flick. Ëndrra e madhe ishte Zidanë, por as francezi nuk duket i bindur për të provuar aventurën gjermane.

Si pasojë e refuzimeve të vazhdueshme, Bayern Munchen ka vendosur të rinovojë me Thomas Tuchel. Gjermani pritej të largohej sipas njoftimit disa muaj më parë, por tashmë situata ka marrë një kthesë 180 gradë.

Që pas njoftimit për largim, Tuchel dhe skuadra zhvilluan paraqitje të mira megjithëse u eliminuan në gjysmëfinale të Champions League. Klubi po punon për rinovimin dhe trajneri është i gatshëm të ulet në tryezën e negociatave nëse drejtuesit i japin besim të plotë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga