Bart Verbruggen
Më 27 mars të këtij viti, Manuel Neuer do të mbushë plotë 40 vjeç. Moshë e madhe për një futbollist që luan nga mbrojtja e sipër, por ndryshe është për portieriët.
Megjithatë, duke parë moshën e legjendës gjermane, Bayern Munich ka nisur të mendojë për pasaardhësin e tij. Emri i fundit që është shkruar në listë, vjen nga Premier League.
Bëhet fjalë për Bart Verbruggen, i cili aktivizohet me Brighton. Ai është 23-vjeç, ndërsa vlerësohet 35 milionë euro.
Holandezi pëlqehet shumë nga drejtuesit e Bayern Munich, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete. Pritet të shihet se si do të shkojnë bisedimet mes palëve.
Poll
