
Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të këtij sezoni. Plot 25 vite në karrierën e tij futbollistike, që i vogël e deri më sot, Muller i ka kaluar vetëm si bavarez.
Por largimi nga Bayern për të nuk do të thotë pensionim nga futbolli. Ofertat për 35-vjeçarin gjerman nuk mungojnë, teksa së fundmi kanë dalë në skenë kampionati italian dhe ai brazilian.
Ekipi i Gremio, nga Brazili, është gati që të negociojë me futbollistin, por gara do të jetë e fortë për shërbimet e tij. Kjo pasi edhe Fiorentina e pëlqen shumë Muller dhe me eksperiencën e tij do t’i ndihmonte.
Oferta për 35-vjeçarin gjerman ka edhe nga SHBA dhe tanimë “topi” kalon në anën e futbollistit, i cili duhet të zgjedhë për të ardhmen.