Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Një fitore larg titullit, Xabi Alonso: Moment i veçantë, jam gati për festën me birra

Shkruar nga NEWSPORT
Një fitore larg titullit, Xabi Alonso: Moment i veçantë, jam
Xabi Alonso

Bayer Leverkusen mund të shpallet kampion nëse fiton ndeshjen e radhës në Bundesligë. Nëse ‘aspirinat’ triumfojnë në shtëpi përballë Werder Bremen, janë zyrtarisht kampionët e sezonit 2023-2024, duke thyer kështu sundimin e dekadës së fundit të Bayernit.

Dy ditë para sfidës me Werder Bremen, trajneri i Leverkusen, Xabi Alonso shprehet i qetë para mediave. Ai thotë se është një moment mjaft i veçantë për klubin dhe tifozët, teksa është tepër i gatshëm për festat me gotat e birrës.

“Është një moment i veçantë për klubin dhe tifozët mund ta festojnë titullin. Pastaj është Europa League dhe pjesa tjetër. Por tani për tani, bëhet fjalë për ta provuar atë në fushë. Më pas, shpresoj që tifozët të festojnë, sepse e meritojnë.

Kam shumë arsye të mendoj se ekipi është i sigurt dhe i përgatitur mirë. Së pari duhet të luajmë 90 minutat, pastaj do të vijë pjesa tjetër. Do të ishte një surprizë e madhe nëse të shtunën do të kurorëzoheshim kampionë. Mund të ndodhë, por ne do të preferonim të ishim kampionë me një fitore tonën.

Por kjo nuk është në dorën tonë. Normalisht, Bayerni dhe Stuttgarti duhet të fitojnë ndeshjet e tyre. Duhet të jemi të durueshëm dhe të respektojmë rivalët tanë. Festa? Nëse dikush më afrohet të dielën me një gotë birrë, do të jem i përgatitur”, ka thënë tekniku spanjoll.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga