Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Manuel Neuer me “dy mendje”, Bayern bën gati planin “B”

Shkruar nga NEWSPORT
Manuel Neuer me “dy mendje”, Bayern bën gati planin
Mike Maignan

Manuel Neuer është 39 vjeç, por e ka me “dy mendje” nëse do të vazhdojë me Bayern Munich. Kontrata e tij përfundon në verën e vitit 2026, por ende s’e ka ndarë mendjen nëse do të rinovojë.

Duke parë këtë situatë, klubi gjerman ka nisur të mendojë për një plan “B”. Bëhet fjalë për portierin francez, Mike Maignan, kontrata e të cilit me Milanin përfundon gjithashtu në verën e vitit të ardhshëm.

Kështu, klubi bavarez është gati që t’i plotësojë dëshirat ekonomike francezit, një rrogë që s’e merr në Itali. Megjithatë, do të shihet çfarë vendimi do të marrë 30 vjeçari, pasi ka gjasa që të rinovojë me Milanin.

Poll

Lexo gjithashtu