Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

“Ka thyer brinjën”, trajneri i Bayern Munich jep lajmin e keq për yllin e ekipit

Shkruar nga NEWSPORT
“Ka thyer brinjën”, trajneri i Bayern Munich jep lajmin e keq
Vincent Kompany

Manuel Neuer ka mbyllur vitin me Bayern Munich. Portieri gjerman dhe njëkohësisht kapiten i bavarezëve, nuk do të jetë pjesë e këtyre të fundit për ndeshjet e mbetura të këtij viti.

Shkak për këtë mungesë është bërë thyerja e brinjës. Një dëmtim jo shumë i lehtë, që lë jashtë fushave gardianin gjerman. Madje diçka të tillë e ka konfirmuar edhe vetë trajneri i Bayern Munich, belgu Vincent Kompany.

“Ka thyer brinjën. Me shumë mundësi nuk do të luajë sërish këtë vit. E rëndësishme tani është që të shërohet. Më pas ta kemi sërish të gatshëm Manun në janar”, është shprehu Kompany.

Pra Manuel Neuer do të mungojë në Champions League përballë Shakhtar Donetsk dhe në Bundesligë kundër Mainz dhe Leipzig.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga