
Granit Xhaka ka bërë një paraqitje shumë të mirë ndaj Heiudenehim. Shqiptari përveçse ka shënuar gol në fitoren e thellë të ‘Aspirinave’, ka ndarë dhe lajmin e gëzueshëm se pret një fëmijë.
Familja Xhaka së shpejti do të bëhet me një anëtar/e dhe Graniti pas golit të 5-të të Leverkusen ka mbajtur topin në stomak për të simbolizuar foshnjen.
Pas paraqitjes spektakolare dhe plot emocione, EA Sports ka nderuar mesfushorrin.
Graniti ka marrë kartën si një ndër ‘super yjet’ e javës në Bundesliga.
Aty, futbollisti i Zvicrës shihet me notën 87. Statisktika si pasimi apo fiziku shihen në numra meravilioz nga specialistët e lojës së famshme botërore.
Granit Xhaka po përjeton ditë ‘të bardha’ si në fushë edhe jashtë saj.
