Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Granit Xhaka: Kam qenë shumë pranë Romës, por tani mendoj vetëm për Leverkusen

Shkruar nga NEWSPORT
Granit Xhaka: Kam qenë shumë pranë Romës, por tani mendoj
Granit Xhaka

Granit Xhaka u largua nga Arsenal në merkaton e verës së shkuar, për t’u transferuar në Gjermani te Bayer Leverkusen. Që në sezonin e parë me “aspirinat”, mesfushori shqiptar është kthyer në një pikë kyçe për ekipin e Xabi Alonsos. Leverkusen u shpall kampion, duke lënë pas Bayern Munich, madje është në garë për trofeun e Europa League dhe Kupën e Gjermanisë.

Pavarësisht se tashmë po shijon aventurën te Leverkusen, vetë Xhaka tregon që mund të ndodhtë krejtësisht ndryshe gjatë merkatos. 31-vjeçari tregon, se në kohën kur Jose Mourinho ishte trajneri i Romës, ishte shumë pranë transferimit në Itali, por disa detaje të vogla bënë që ky operacion mos të kryhej.

“Kam qenë shumë pranë Romës, nuk kam arsye ta fsheh. Por, tratativa nuk i finalizua për disa detaje të vogla. Ndonjëherë gjërat thjesht nuk ndodhin, tani unë jam shumë i lumtur te Leverkusen.

Kam luajtur para disa vitesh në Bundesligë më pas kalova në Premier League, por mua nuk më pëlqen t’i krahasoj të dyja kampionatet. Mendoj vetëm për të tashmen që është Leverkusen dhe për këtë ndjehem shumë i lumtur”, është shprehur Granit Xhaka.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga