Bayern Munich i duhet të bëjë pa portierin Manuel Neuer në përballjen e së martës ndaj Atalantës, e vlefshme për fazën e 1/16-tave në Uefa Champions League.
Në njoftimin zyrtar të bërë publik nga ana e vetë klubit gjerman, shkruhet se Neuer ka pësuar një tërheqje në pulpën e tij të majtë, por pa dhënë detaje mbi periudhën e tij të rikuperimit dhe se kur mund të rikthehet sërish në fushë.
Pas suksesit në kampionat përballë Borussia Monchengladbach me rezultatin e thellë 4-1, bavarezët janë më të etur se kurrë për një tjetër fitore, këtë herë në transfertën italiane ndaj bergamaskëve.
NJOFTIMI I KLUBIT:
ℹ️ Minor muscle tear - Manuel Neuer sidelined.
— FC Bayern (@FCBayernEN) March 7, 2026
Neuer suffered a small muscle fiber tear in his left calf during yesterday’s match and will be out for the time being.
???? https://t.co/L3XaitPRtZ pic.twitter.com/B1cNFVwns3
