
Bayern Munich tashmë është vetëm një hap larg të rinovimit me Manuel Neuer. Kapiteni bavarez me shumë mundësi do të rinovojë kontratën edhe për një tjetër sezon, por kjo nuk ka ndalur rekordmenët gjermanë që të vendosin për pasardhësin e tij.
Zion Suzuki pritet të jetë portieri i ri i Bayern Munich. Japonezi i cili momentalisht aktivizohet me Parmën në Serie A, po zhvillon paraqitje mjaft të mirë, të cilat kanë marrë vëmendjen kryesore të bavarezëve.

Ndërkohë përsa i përket rinovimit të Neuer, së fundmi ka folur dhe vetë drejtori, Max Eberl.
“Diskutimet me kapitenin sigurisht që po shkojnë në drejtimin që të gjithë kanë imagjinuar. Është vetëm një çështje për të sqaruar dhe diskutuar detajet përfundimtare”, tha Eberl.