Thomas Muller mund ta mbyllë me Bayern Munich dhe futbollin në fundin e sezonit aktual, pra verën e vitit të ardhshëm. Siç raporton “Sky” në Gjermani, Muller mund të largohet nga Bayerni.
Jo vetëm kaq, pasi në rast se do të largohej nga bavarezët, 35-vjeçari nuk do të ishte i interesuar për një aventurë të re. Pra, nëse do t’i jepte fund “dashurisë” me rekordmenët gjermanë, Muller do të “varte këpucët në gozhdë”.
Kujtojmë që Muller u largua nga Gjermania pas kampionatit të Europianit të këtij viti, ndërsa me Bayernin do ta mbyllte aventurën pas plot 25 vitesh, me të cilët ka fituar shumë trofe.
Poll