Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

BUNDESLIGA/ Leipzig turpërohet në shtëpi nga Leverkusen, në Gjermani dhurohet “show” golash

Shkruar nga NEWSPORT
BUNDESLIGA/ Leipzig turpërohet në shtëpi nga Leverkusen, në
Leipzig - Leverkusen

Kanë përfunduar edhe 6 sfidat e javës së 15-të të Bundesligës gjermane. Ndeshje të cilat në total kanë dhuruar 14 gola.

Duel interesant ai mes Leipzig dhe Bayer Leverkussen i cili u mbyll me rezultatin 1-3, në triumf të skuadrës së Hjulmand Kasper. Pjesa e parë nisi vrullshëm më golin e shënuar nga Xaver Schlager në minutin e 35-të, por një gëzim i cili nuk zgjati shumë.

Kjo pasi Leverkussen iu kundërpërgjigj me dy gola të tjerë, një të shënuar nga Martin Terrier në minutin e 40-të dhe 4 minuta më vonë shënon përsëri dhe Patrik Schick. “Leksioni” perfekt për Lepzig i cili luajti në “shtëpinë e tij”, u dha pasi ndeshja u mbyll bukur me golin e fundit të shënuar nga  Montrell Culbreath, në minutën e 97-të. Duke i dhënë kështu skuadrës një fitore, me 3 herë goditje rrjete të suksesshme në portën e rivalëve.

Sa i takon golave ''magji'' ka ditur të dhurojë edhe sfida mes Wolfsburg – Freiburg, i cili u mbyll me rezultatin 3-4 në favor të ekipit të Schuster Julian. 

Ndërsa po aq interesante ishin dhe ndeshjet e tjera të kampionatit të cilat u mbyllën me rezultatin si më poshtë: Augsburg – Werder Bremen (0-0), Fc Koln – Union Berlin (0-1), Hamburger Sv – Eintracht (1-1) dhe Sttugart – Hoffenheim (0-0). 

BUNDESLIGA/ Leipzig turpërohet në shtëpi nga Leverkusen, në
Rezulatet e ndeshjeve në Bundesligë

 

Poll

Lexo gjithashtu