Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

BUNDESLIGA/ Bayern Munich me “marsh” të pestë, Fisnik Asllani fantastik për Hoffenheim

Shkruar nga NEWSPORT
BUNDESLIGA/ Bayern Munich me “marsh” të pestë, Fisnik
Luis Diaz

Ditën e sotme janë zhvilluar 6 takime të vlefshme për javën e 3-të të Bundesligës. Bayern Munich ka arritur të mposhtë Hamburgun në “Allianz Arena” me rezultatin e thellë 5-0.

Harry Kane shënoi dopietë, ndërsa nga një gol për bavarezët shënuan Gnabry, Pavlovic dhe Diaz. Borussia Dotmundi ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Heidenheim me shifrat 2-0 falë golave të Guirassy dhe Beier.

Freiburg ka mposhtur me përmbysje Stuttgartin me shifrat 3-1. Të parët shënuan miqtë me Demirovic, më pas vendasit përmbysën shifrat falë dy golave të Matanovic dhe Scherhant.

Leipzig ka arritur të mposhtë në transfertë Mainz 05 me rezultatin 1-0 falë golit të Bakayoko. Fisnik Asllani shënoi dopietë në fitoren e Hoffenheim me shifrat 4-2 ndaj Union Berlin në transfertë. Ndërsa Wolfsburg dhe Koln janë ndalur në barazim me shifrat 3-3.

Poll

Lexo gjithashtu