Leard Sadriu dhe Vangjel Zguro kur ishin pjesë e Skënderbeut
Leard Sadriu me shumë mundësi do të largohet nga rumunët e FC Arges gjatë merkatos së janarit. Megjithatë, duket se ka gjetur edhe destinacionin e radhës, i cili pritet të jetë... Gjermania.
Klubi i Bundesligës 2 gjermane, Holstein Kiel, raportohet se është shumë pranë firmës me mbrojtësin 24-vjeçar. Sipas mediave rumune, duke qenë objektiv i vjetër i gjermanëve, kalimi i shqiptarit në Bundesliga 2 mund të ndodhë në një të ardhme të afërt.
Sadriu ka një të shkuar edhe në Shqipëri, pasi është aktivizuar me Skënderbeun. Madje, ai ka luajtur edhe për ekipe si Ferizaj në Kosovë apo shqiptarët e Shkëndijës së Tetovës në Maqedoninë e Veriut.
Poll
